LOGIN FORM

x

REGISTER

x









21 − 14 =

Si të akreditoheni?

Akreditimi i qendres Për ta përmbushur misionin tonë – promovimin e edukimit digjital në Kosovë – ne jemi të përkushtuar t’i përkrahim Shkollat, Kolegjet dhe Universitetet e Kosovës në procesin e akreditimit të tyre si qendra testuese të ECDL-së.

Gjatë vitit 2014 të gjitha Instutcionet Edukativo-Arsimore të Kosovës (private, publike dhe OJQ) mund të përfitojnë nga oferta jonë për akreditim të qendrës pa pagesë.
  • Nga akreditimi i Institucionit tuaj si qendër e akredituar testuese e ECDL-së ju do t’i keni këto përfitime:
  • Organizimin e provimeve të ECDL-së për nxënësit / studentët tuaj
  • Organizimin e provimeve të ECDL-së për kandidatë të jashtëm (nxënës të shkollave tjera, të papunë, individë , punonjës të kompanive, etj.) – ky mund të jetë një burim solid për gjenerimin e të hyrave vetanake
Ndërsa klientët tuaj (nxënësit dhe studentët do të mund t’i shijojnë benefitet kryesore:
  • Evaluim të jashtëm të njohurive sipas standardit më të njohur në botë
  • Pajisje me certifikata – ndërkombëtarisht të njohura
  • Krahasim me Institucionet më të njohura në botë

Nëse jeni të interesuar për më shumë informata rreth hapave të domosdoshëm për akreditim ju lutem na dërgoni një email me këto informata: të dhënat tuaja, të dhënat e institucioni dhe ne do të ju kontaktojmë menjëherë. Email kontakti ynë: admin@ecdl-kosova.org