LOGIN FORM

x

REGISTER

x









1 + = 4

Rreth nesh

ISO

ECDL Kosova është autoritet nacional certifikues i autorizuar nga ECDL Foundation për programet certifikuese, ndërkombëtarisht prijëse, të shkathtësive kompjuterike – ECDL.

ECDL Foundation është një organizatë jo-fitimprurëse e cila përfiton nga përkrahja unike e ekspertëve të asociacioneve nacionale të informatikës dhe qasja në organizatat ndërkombëtare kudo në botë. ECDL Foundation punon me komunitete, autoritete lokale dhe regjionale, qeveri, organe ndërkombëtare si UN dhe NGO tjera ndërkombëtare në ofrimin e programeve të saja certifikuese.

Cilësia dhe reputacioni i programeve tona certifikuese janë të ndërtuara mbi përvojën e gjatë në shpërndarjen e suksesshme të programeve certifikuese të TIK-ut miliona njerëzve kudo në botë në më shumë se 41 gjuhë të ndryshme.

Suksesi ynë global rrjedh nga roli ynë nismëtar në identifikimin dhe zhvillimin e programeve si dhe përkushtimin tonë për të siguruar metodologji testuese që në mënyrë të vazhdueshme i zbatojnë standardet më të larta të cilësisë.

Programet certifikuese të ECDL-së në Kosovë janë të njohura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Universitetet Publike dhe Private dhe shumica dërrmuese e organizatave dhe institucioneve private e publike (Policia e Kosovës, FSK, Inspektorati Policor, Autoritetet Rregullative, Firma e organizata private e jo-qeveritare).

Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Integrimeve Evropiane përmes planit për veprim PVPE 89/2 e pozicionon ECDL-në si standard certifikues për të gjithë shërbyesit civil.

MASHT, duke filluar nga viti 2009 e ka përfshirë certifikimin ECDL Standard si masë obliguese për licencim për të gjithë mësimdhënësit e shkollimit para-universitar.