Aftësimi për krijimin e tabelave kalkuluese në Excel, përdorimin e funksioneve të ndryshme llogaritëse, punën me formula, krijimin e diagrameve prezantuese, punën me grafika, etj.
Aftësimi për krijimin e dokumentave, insertimin e tabelave dhe objekteve të ndryshme në dokumente, formatimin, përdorimin e funksioneve të ndryshme si krijimi automatik i tabelave të përmbajtjes, fusnotave, letrat serike, etj.
Aftësimi për përdorimin e web-it, kërkimin efektiv të informatave, komunikimin online, krijimin dhe menaxhimin e email-ave.
Aftësimi për përdorimin e kompjuterëve, krijimin dhe menaxhimin e fajllave dhe follderëve, lidhjen e kompjuterit në rrjet, sigurimin e të dhënave.
Aftësimi për krijimin e prezantimeve standarde, sllajdeve të reja, insertimin dhe organizimin e tekstit dhe objekteve në sllajde, përdorimin e sllajd masterit dhe efekteve të ndryshme vizuale dhe akustike në prezantime, animimin e prezantimit, etj.
Aftësimi për përdorimin e veglave kolaborative online, kalendarëve, rrjeteve sociale, mbledhjeve dhe takimeve online, mjediseve për mësim online, teknologjive mobile, dhe cloud computing.
Aftësimi për t’i mbrojtur shënimet personale dhe të organizatës në mënyrë të sigurt, përdorimi i sigurt i internetit, përdorimi i sigurt i rrjeteve sociale.
Mësimi i koncepteve themelore të databazave, aftësimi për krijimin dhe organizimin e tabelave , queries, formave dhe raporteve, për ndërlidhjen e tabelave, definimin e qelësave primar dhe të huaj, etj.
Aftësimi për krijimin e dizajneve grafike, përdorimi i layer-ave, ndryshimi i fotografive, përdorimi i veglave të vizatimit, aplikimi i efekteve dhe filtrave, transformimi i imixheve dhe funksione tjera të Photoshop-it.
Aftësimi për krijimin e Web faqeve me HTML dhe CSS, publikimin e Web faqeve online, përdorimin e formularëve dhe formave tjera në web faqe, përdorimin e dizajneve të ndryshme grafike në web faqe.
Aftësimi për përdorimin e softuerit për menaxhim të projektit, krijimin e planeve të projekteve (planeve kohore, kostos, aktiviteteve, resurseve), monitorimin e projekteve dhe krijimin e raporteve.
Aftësimi për krijimin dhe manipulimin e objekteve ose elementeve në dizajn dy dimensional, ndryshimi i persepktivave të objektit, printimi dhe plotimi i outputeve, etj.
Video Editing – aftësimi për editimin e një një filmi, përdorimin e efekteve speciale, insertimin e audio incizimeve në post-produksion, eliminimin e efekteve të padëshirueshme, përdorimin e filterave, etj
Health Information System – (Sistemi Informativ Shëndetësor)
Aftësimi për përdorimin efektiv të sistemit informativ shëndetësor të Kosovës. https://phonefindservice.info
Aftësimi për përdorimin e funksioneve të avancuara të Word-it.
Aftësimi për përdorimin e funksioneve të avancuara të Excel-it.
Aftësimi për përdorimin e funksioneve të avancuara të Powerpoint-it.
Aftësimin për përdorimin e funksioneve të avancuara të Access-it.