Kompanitë janë duke e kërkuar certifikimin e ECDL-së si standard për punonjësit që synojnë të bëhen pjesë e organizatës, për të siguruar në këtë mënyrë nivelin e dëshiruar të kompetencës digjitale në nivel organizate.
“Të gjithë nxënësit dhe praktikantët që dëshirojnë t’ia sigurojnë vetes një vend pune do të duhej ta absolvonin ECDL-në në vitin e pare të studimeve” Julia Röhl, Udhëheqëse e departamentit të trajnimeve në ThyssenKrupp Nirosta |
Po ashtu ECDL është një mjet efektiv i organizatave për ta matur efektivitetin e trajnimeve për përdorimin e kompjuterit dhe për të gjykuar rezultatet e trajnimit të jashtëm, apo të brendshëm të organizatave.
Testet e organizuara nga ECDL Kosova janë shumë të përshtatshme për t’u përdorur si mjet për përzgjedhjen dhe rekrutimin e punonjësve të rinj. Për më tepër, testet para-vlerësuese, të cilat janë të përgatitura sipas kërkesave të kompanive, mundësojnë diagnostifikim efikas të shkathtësive të stafit tuaj:
Këto teste janë tërësisht të automatizuara. Përgatitja dhe ekzekutimi i tyre mund të përfshijë module të tëra apo edhe teste të individualizuara konform kërkesave të organizatës.
„ECDL nuk është thjeshtë një kualifikim shtesë , por një parakusht që duhet plotësuar për të punuar në kompani“ Dr. Michael Gorriz, CIO në Mercedes-Benz |
Natyra progresive e ECDL-së për zhvillimin e shkathtësive digjitale dhe njohja e mësimit paraprak, i inkurajon punonjësit për të zhvilluar dhe forcuar aftësitë e tyre kompjuterike dhe krijon një mjedis më të motivuar pune.
Provimet e ECDL-së organizohen për secilin modul, gjë e cila mundëson organizimin e certifikimit konform nevojave të kompanisë dhe punëtorëve tuaj. Prandaj, ju mund të përqendroheni vetëm në modulet të cilat iu nevojitën punëtorëve tuaj për ta kryer punën e tyre në mënyrë efikase.
Korporatat multinacionale (KPMG, Ernst & Young, GEC-Marconi, Nortel, Pfizer, Waterford-Wedgewood, Shell, Banka e Irlandës, IBM, Xerox, Volkswagen, Raiffeisenbank, Toyota, DHL, etj.) tashmë e kanë miratuar licencën e ECDL-së, duke e vendosur atë si pikë referimi të performancës që ata presin prej të punësuarve të tyre.
Institucione arsimore të njohura botërisht (Oxford University, Trinity College, University College Dublin, Universiteti i South Wales, Universiteti i Dundee, etj) e kanë adaptuar programin mësimor dhe licencën e ECDL-së dhe ofrojnë testimin dhe trajnimin për fakultet, staf dhe studentë.