LOGIN FORM

x

REGISTER

x









3 + 4 =

Përfitimet e Mësimdhënësve nga ECDL

gray_perfitimet

Kursimi i kohës

Duke përdorur aplikacionet softuerike mësuesit dhe profesorët e kanë me të lehtë ta bëjnë punën e tyre profesionale, sepse këto aplikacione ua mundësojnë atyre:

  • Menaxhimin elektronikë të të dhënave të studentëve në mënyrë efektive
  • Pranimin dhe korrigjimin e projekteve dhe detyrave në formë elektronike
  • Komunikim me studentë dhe prindër
  • Monitorimin e pjesëmarrjes dhe performancës së nxënësve
  • Menaxhimin e regjistrimeve dhe të shpërndarjes së informacionit.
Rritje e produktivitetit

Aftësitë kompjuterike i ndihmojnë mësuesit dhe profesorët në kryerjen e lehtë të detyrave administrative, duke ju lënë kohë të mjaftueshme për t’u fokusuar në qëllime arsimore. Posedimi i aftësive dhe shkathtësive të TIK-ut ju mundëson mësuesve dhe profesorëve të rrisin produktivitetin e tyre, duke:

  • Krijuar plane mësimore
  • Lehtësuar qasjen dhe shpërndarjen e informatave
  • Krijuar përmbajtje mësimore interaktive (e-Learning)
  • Përshtatur stileve të ndryshme të mësimit, dhe me përmbajtje adekuate
  • Rritur motivimin e nxënësve përmes përdorimit të TIK-ut në klasë
  • Ndajnë praktikat më të mira në internet duke rritur bashkëpunimin në mes të shkollave dhe universiteteve
  • Komunikojnë me nxënësit duke përdorur email, mesazhe të menjëhershme ose bllogjet
  • Shpërndajnë plane me kolegët dhe personelin
  • Rrisin zhvillimin profesional dhe kënaqësinë në punë nëpërmjet rrjeteve profesionale.