LOGIN FORM

x

REGISTER

x









− 1 = 2

Individë Kompani

  • Përfitimet e Kompanive
  • Përfitimet për Individë
  • Rritje e Produktivitetit
  • Rekrutim & Zhvillim
  • Kthimi i Investimit
  • Përfitimet e Kompanive
  • Përfitimet për Individë
  • Rëndësia e shkathtësive digjitale
  • Rritje e Produktivitetit
  • Rekrutim & Zhvillim
  • Sistem modular i trajnimit dhe certifikimit
  • Kthimi i Investimit
  • ECDL për punë dhe jetë

perfitimet-e-kompaniveProgramet certifikuese të ECDL-së përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe për të arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve, të aftë për punë me kompjuterë dhe aplikacione softuerike.

Duke inkurajuar punonjësit që të certifikohen me ECDL, kompanitë mund të sigurohen që punonjësit e tyre i kanë aftësitë e nevojshme për përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve në mënyrën më efektive të mundshme.

 

Përfitimet kryesore nga certifikimi i stafit tuaj me ECDL janë:
  1. Rritje e produktivitetit dhe efikasitetit
  2. Zvogëlim i kohës së shpenzuar në përkrahje teknike dhe përfitim i kohës shtesë për punë kreative dhe inovacion
  3. Krijimin e përparësive të qëndrueshme konkurruese të organizatës
  4. Rritje e motivimit të stafit si rezultat i ngritjes së nivelit të kompetencës digjitale të tyre
  5. Reduktim i numrit të gabimeve dhe prishjeve
  6. Zvogëlim i nivelit të stresit në punë, i cili zakonisht ndërlidhet me mungesën e shkathtësive adekuate
  7. Rritja e sigurisë tek punëtorët
  8. Rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve të kompanisë tuaj
  9. Rritjen e kompetencës në treg

 

perfitimet-per-individ3

Komunikimi, lidhja dhe ndërveprimi është i mundshëm, i lehtë dhe i sigurt falë shkathtësive të fituara nga programet e ECDL-së. ECDL është i dizajnuar që t’i ndihmoj njerëzit në punë dhe në shtëpi.

Dobitë kryesore të programeve të ECDL-së për individë janë:
  • Pajisje me dije dhe shkathtësi relevante
  • Përmirësim i vërtetuar i produktivitetit
  • Rritje e mundësive të punësimit dhe karrierës
  • Kualifikim i verifikueshëm i kompetencave
  • Qasje e sigurt dhe e barabartë në shoqëri
  • Standard ndërkombëtarisht i njohur
  • Dëshmi ndërkombëtarisht e garantuar e aftësive

 

rendesia-e-shkathtesive

Zhvillimi i hovshëm i TIK-ut ka ndikuar në shumë ndryshime të cilat kanë ndodhur në jetën dhe punën tonë. Ka ndryshuar mënyra se si punojmë, informohemi, komunikojmë, ndërveprojmë, socializohemi e argëtohemi. Por, ndryshime edhe më të mëdha pritet të vijnë në vitet e ardhshme.

E ashtu siç ndryshon teknologjia dhe ndërveprimi i njerëzve me të, ashtu ndryshojnë edhe aftësitë që ne duhet t’i zotërojmë, për të qenë në gjendje të jemi efikas në punën tonë dhe për të marrë pjesë plotësisht në shoqëri.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian nga 2015 e tutje për 90% të vendeve të punës do të nevojiten shkathtësi bazike të TIK-ut.

Këto zhvillime, dhe ndryshimet në mënyrën se si ne tani fitojmë dhe zhvillojmë aftësi, kanë çuar në zhvillimin dhe avancimin e programit certifikues të ECDL-së. ECDL është një certifikim progresiv dhe fleksibil për zhvillimin e shkathtësive digjitale të individëve. ECDL është standardi kryesor ndërkombëtar i certifikimit të njohurive kompjuterike.
Programet e ECDL-së janë të ndërtuara në mënyrë modulare. Me përfaqësi në mbi 150 shtete të botës dhe me mbi 13 milion kandidatë, ECDL është standardi më i përhapur në botë dhe me rritjen më të shpejtë.

Shkathtësitë e përdorimit të kompjuterit ju ndihmojnë të punoni më shpejtë, në mënyrë më eficiente dhe me më pak gabime. Certifikimet e ECDL-së janë dëshmia më e mirë për punëdhënësit se ju i posedoni këto shkathtësi.

Shkathtësitë digjitale ju mundësojnë individëve të të gjitha moshave ta përdorin teknologjinë informative dhe të komunikimit në mënyrë që të përmirësojnë jetët e tyre personale dhe profesionale.

produktivitetit

Punonjësit e certifikuar me ECDL kanë treguar aftësi për të përdorur shumicën e aplikacioneve të rëndomta softuerike në mënyrë korrekte dhe efikase. Kjo u mundëson atyre për të kompletuar detyrat në mënyrë më të shpejtë dhe më të saktë.

Këtë e dëshmojnë edhe disa studime të pavarura, të ndërmarra në vende të ndryshme.

Studimi “Kostoja e Injorancës” i kryer nga AICA (Associazione Italiana per l’Informatica ed il Calcolo Automatico) në vitin 2003 në Itali, mati masën e ndryshimit të produktivitetit dhe reduktimin e kostove të fshehura për shkak të certifikimit me ECDL. Studimi gjeti që trajnim-certifikimi ECDL rezultoi në një mesatare prej 10% zvogëlim të kohës së shpenzuar në kryerjen e punëve me kompjuter dhe 47% rritje të kompetencës nga niveli që ishte para trajnimit. Rikthimi i investimit nga programi i certifikimit ECDL ishte €2,261 për person në vit.
Studimi i kryer në Norvegji nga Ernst & Young në 2001 zbuloi që duke certifikuar stafin me ECDL, punëdhënësit mundet mesatarisht të rifitojnë 3 orë pune në javë për secilin punonjës.

Organizatat me punonjës të kualifikuar e përdorin teknologjinë për ta rritur produktivitetin e tyre dhe për të qëndruar konkurruese në treg. Studimet kanë treguar që organizatat të cilat kanë përdorur certifikimet e ECDL-së në mënyrë të suksesshme për stafin e tyre, kanë përfituar 8% rritje në produktivitet.

Më pak probleme me PC

Njohuritë e pamjaftueshme në përdorimin e kompjuterit shpeshherë rezultojnë në punë joproduktive dhe të pakënaqshme. Shumica e problemeve me PC, të cilat trajtohen nga personeli ndihmës i IT-së, mund të shmangen nëse punonjësit i përmirësojnë aftësitë e tyre kompjuterike.

Duke edukuar punonjësit sipas standardit të ECDL-së, kompanitë zbulojnë se ata do të përjetojnë më pak probleme të ndërlidhura me PC dhe si rrjedhojë kërkojnë më pak mbështetje. Në këtë mënyrë ekipet e IT Help Desk  do të mund të shndërroheshin në një burim më strategjik për organizatën dhe në vend se të merreshin me zgjidhjen e problemeve rutinore do të fokusoheshin në përcjelljen e teknologjisë dhe inovacionit.

“Ofrimi i shpejtë i shërbimit për klientët tanë. puna më efektive duke ju falenderuar Të punësuarve me diplomë të ECDL-së. “
Alex Hess,
Luzerner Kantonalbank

rekrutim1Kompanitë janë duke e kërkuar certifikimin e ECDL-së si standard për punonjësit që synojnë të bëhen pjesë e organizatës, për të siguruar në këtë mënyrë nivelin e dëshiruar të kompetencës digjitale në nivel organizate.

“Të gjithë nxënësit dhe praktikantët që dëshirojnë t’ia sigurojnë vetes një vend pune do të duhej ta absolvonin ECDL-në në vitin e pare të studimeve”
Julia Röhl, Udhëheqëse e departamentit të trajnimeve në ThyssenKrupp Nirosta

Po ashtu ECDL është një mjet efektiv i organizatave për ta matur efektivitetin e trajnimeve për përdorimin e kompjuterit dhe për të gjykuar rezultatet e trajnimit të jashtëm, apo të brendshëm të organizatave.

Testet e organizuara nga ECDL Kosova janë shumë të përshtatshme për t’u përdorur si mjet për përzgjedhjen dhe rekrutimin e punonjësve të rinj. Për më tepër, testet para-vlerësuese, të cilat janë të përgatitura sipas kërkesave të kompanive, mundësojnë diagnostifikim efikas të shkathtësive të stafit tuaj:

  • para fillimit të trajnimeve
  • në fazën e rekrutimit
  • në procesin e riorganizimit.

Këto teste janë tërësisht të automatizuara. Përgatitja dhe ekzekutimi i tyre mund të përfshijë module të tëra apo edhe teste të individualizuara konform kërkesave të organizatës.

„ECDL nuk është thjeshtë një kualifikim shtesë , por një parakusht që duhet plotësuar për të punuar në kompani“
Dr. Michael Gorriz, CIO në Mercedes-Benz

 

Motivim dhe zhvillim i personelit

Natyra progresive e ECDL-së për zhvillimin e shkathtësive digjitale dhe njohja e mësimit paraprak, i inkurajon punonjësit për të zhvilluar dhe forcuar aftësitë e tyre kompjuterike dhe krijon një mjedis më të motivuar pune.

Provimet e ECDL-së organizohen për secilin modul, gjë e cila mundëson organizimin e certifikimit konform nevojave të kompanisë dhe punëtorëve tuaj. Prandaj, ju mund të përqendroheni vetëm në modulet të cilat iu nevojitën punëtorëve tuaj për ta kryer punën e tyre në mënyrë efikase.

Korporatat multinacionale (KPMG, Ernst & Young, GEC-Marconi, Nortel, Pfizer, Waterford-Wedgewood, Shell, Banka e Irlandës, IBM, Xerox, Volkswagen, Raiffeisenbank, Toyota, DHL, etj.) tashmë e kanë miratuar licencën e ECDL-së, duke e vendosur atë si pikë referimi të performancës që ata presin prej të punësuarve të tyre.

Institucione arsimore të njohura botërisht (Oxford University, Trinity College, University College Dublin, Universiteti i South Wales, Universiteti i Dundee, etj) e kanë adaptuar programin mësimor dhe licencën e ECDL-së dhe ofrojnë testimin dhe trajnimin për fakultet, staf dhe studentë.

Trajnimi dhe certifikimi në ECDL është modular. Modulet e ECDL-së janë të ndara në tri nivele:

Modulet1

Certifikata ECDL Base dëshmon nivelin fillestar të njohurive, ndërsa certifikata ECDL Standard, që e përfshin nivelin ECDL Base + 3 module të nivelit Standard, dëshmon nivelin e njohurive  dhe shkathtësive ekuivalente me relevancën e shumicës së vendeve të punës. ECDL Expert  paraqet nivelin më të avancuar të njohurive dhe shkathtësive digjitale. Përveç këtyre certifikatave, kandidatët mund të porosisin edhe certifikatat modulare sipas nevojës.

Informata më të hollësishme për modulet mund të gjeni në rubrikën modulet.

kthim-i-investimit

Domosdoshmëria e përdorimit të teknologjisë informative në prodhim dhe shërbime është kuptuar nga shumica e kompanive dhe punëdhënësve. Shuma të panumërta parash janë shpenzuar nga bizneset për t’u pajisur me kompjuterë dhe softuerë, në mënyrë që punonjësit e tyre të mund t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë më efektive dhe efikase.

Megjithatë, aftësia e punonjësve për ta përdorur këtë teknologji është marrë shpesh si e garantuar. Edhe në rastet kur trajnimi u është ofruar punonjësve, përgjithësisht nuk ka pasur verifikim të kompetencës së tyre për ta përdorur këtë teknologji.

Duke inkurajuar punonjësit që të certifikohen me ECDL Canada Phone base Number , kompanitë mund të sigurohen që punonjësit e tyre i kanë aftësitë e nevojshme për përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve në mënyrën më efektive të mundshme.
Programet certifikuese të ECDL-së përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe për të arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve, të aftë për punë me kompjuterë dhe aplikacione softuerike.

pune-dhe-jete1

ECDL për Punë

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që punëtorët të kenë aftësi për t’i përdorur teknologjitë informative dhe komunikuese, pasi që këto teknologji janë të domosdoshme në shumicën e vendeve të punës. Punëdhënësit kërkojnë nga punëtorët të jenë të aftë të përdorin kompjuterin në mënyrë efikase dhe eficiente për të kontribuar në arritjen e qëllimeve afariste. Kandidatët që kërkojnë punë gjithmonë ballafaqohen me kërkesa për dëshmi të aftësive kompjuterike. Me certifikatat e ECDL-së kandidati për punë ka një provë për nivelin e kompetencave dhe aftësive të kërkuara, rrjedhimisht mundësitë për punësim i ka më të mëdha.

Shkathtësitë e fituara në programet e ECDL-së ju ndihmojnë individëve të jenë më efikas në kryerjen e detyrave, të shquhen për profesionalizëm, të tregojnë më shumë potencial për zhvillim dhe të përparojnë më shumë në karrierë. ECDL ka ndihmuar mbi 11 milion njerëz anë e kënd botës të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përparësi konkurruese në tregje të punës.

 

Certifikatat e ECDL-së janë mënyra më e mirë për të dëshmuar posedimin e shkathtësive digjitale dhe për tu veçuar nga të tjerët.

ECDL për Jetë

Shkathtësitë e fituara përmes programeve të ECDL-së ju ndihmojnë individëve që në mënyrë të lehtë dhe eficiente të komunikojnë dhe bashkëveprojnë me të tjerët. Kjo nënkupton komunikim më të lehtë me shokë dhe familje, lidhje me komunitete virtuale e rrjete sociale përmes përdorimit të veglave dhe aplikacioneve adekuate, përdorimin e shërbimeve të blerjes online, votimit online, mësimit online, punës nga distanca e pjesëmarrjes në shoqëri.

 

Komunikimi, lidhja dhe ndërveprimi është i mundshëm, i lehtë dhe i sigurt – falë shkathtësive të fituara nga programet e ECDL-së.

Përfitimet e Kompanive

Programet certifikuese të ECDL-së përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe për të arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve, të aftë për punë me kompjuterë dhe aplikacione softuerike. Duke inkurajuar punonjësit që të certifikohen me ECDL, kompanitë mund të sigurohen që punonjësit e tyre i kanë aftësitë e nevojshme për përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve në mënyrën më efektive të mundshme.   Përfitimet kryesore nga certifikimi i stafit tuaj me ECDL janë: Rritje e produktivitetit dhe efikasitetit Zvogëlim i kohës së shpenzuar në përkrahje teknike dhe përfitim i kohës shtesë për punë... Read more.

Përfitimet për Individë

  Komunikimi, lidhja dhe ndërveprimi është i mundshëm, i lehtë dhe i sigurt falë shkathtësive të fituara nga programet e ECDL-së. ECDL është i dizajnuar që t’i ndihmoj njerëzit në punë dhe në shtëpi. Dobitë kryesore... Read more.

Rëndësia e shkathtësive digjitale

Zhvillimi i hovshëm i TIK-ut ka ndikuar në shumë ndryshime të cilat kanë ndodhur në jetën dhe punën tonë. Ka ndryshuar mënyra se si punojmë, informohemi, komunikojmë, ndërveprojmë, socializohemi e argëtohemi. Por, ndryshime edhe më të... Read more.

Rritje e Produktivitetit

Punonjësit e certifikuar me ECDL kanë treguar aftësi për të përdorur shumicën e aplikacioneve të rëndomta softuerike në mënyrë korrekte dhe efikase. Kjo u mundëson atyre për të kompletuar detyrat në mënyrë më të shpejtë... Read more.

Rekrutim & Zhvillim

Kompanitë janë duke e kërkuar certifikimin e ECDL-së si standard për punonjësit që synojnë të bëhen pjesë e organizatës, për të siguruar në këtë mënyrë nivelin e dëshiruar të kompetencës digjitale në nivel organizate. “Të... Read more.

Sistem modular i trajnimit dhe certifikimit

Trajnimi dhe certifikimi në ECDL është modular. Modulet e ECDL-së janë të ndara në tri nivele: Certifikata ECDL Base dëshmon nivelin fillestar të njohurive, ndërsa certifikata ECDL Standard, që e përfshin nivelin ECDL Base +... Read more.

Kthimi i Investimit

Domosdoshmëria e përdorimit të teknologjisë informative në prodhim dhe shërbime është kuptuar nga shumica e kompanive dhe punëdhënësve. Shuma të panumërta parash janë shpenzuar nga bizneset për t’u pajisur me kompjuterë dhe softuerë, në mënyrë që punonjësit e tyre të mund t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë më efektive dhe efikase. Megjithatë, aftësia e punonjësve për ta përdorur këtë teknologji është marrë shpesh si e garantuar. Edhe në rastet kur trajnimi u është ofruar punonjësve, përgjithësisht nuk ka pasur verifikim të kompetencës së tyre për ta përdorur këtë teknologji. Duke inkurajuar punonjësit që të... Read more.

ECDL për punë dhe jetë

ECDL për Punë Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që punëtorët të kenë aftësi për t’i përdorur teknologjitë informative dhe komunikuese, pasi që këto teknologji janë të domosdoshme në shumicën e vendeve të... Read more.