LOGIN FORM

x

REGISTER

x









− 6 = 3

TIK në politikat Arsimore

smallbanersShkollat dhe Universitetet duhet të bëjnë investime në teknologji informative dhe në aftësimin e stafit, mësuesve dhe profesorëve për përdorimin e këtyre teknologjive, sepse shkathtësitë digjitale paraqesin shkathtësi mbijetese të shekullit XXI.

Domosdoshmëria e investimeve të tilla është kuptuar nga politik-bërësit e vendeve të zhvilluara në Evropë e më gjerë.

Komisioni Evropian në agjendën digjitale për Evropë e parasheh krijimin e kornizave vlerësuese të shkathtësive digjitale si pjesë të poltitikave obliguese për të gjitha shtetet e BE-së.
Kjo u pasua në shumë shtete me politika konkrete të certifikimit të shërbyesve civil, arsimtarëve, dhe nxënësve me programe të ECDL-së.

Një shembull i tillë është ai i vitit 1999, kur u nënshkrua një marrëveshje në mes të ECDL-Foundation dhe Ministrisë së Arsimit të Italisë duke e bërë ECDL-në standard zyrtar për vlerësimin e aftësive kompjuterike në sistemin arsimor Italian. Në marrëveshje u përfshin të gjitha shkollat dhe universitetet në nivel kombëtar. Që nga 2011, përafërsisht 640,000 kandidatë nga sektori shkollor publik dhe rreth 200.000 studentë të universiteteve janë certifikuar me ECDL.