LOGIN FORM

x

REGISTER

x









96 − = 88

Rritje e Produktivitetit

produktivitetit

Punonjësit e certifikuar me ECDL kanë treguar aftësi për të përdorur shumicën e aplikacioneve të rëndomta softuerike në mënyrë korrekte dhe efikase. Kjo u mundëson atyre për të kompletuar detyrat në mënyrë më të shpejtë dhe më të saktë.

Këtë e dëshmojnë edhe disa studime të pavarura, të ndërmarra në vende të ndryshme.

Studimi “Kostoja e Injorancës” i kryer nga AICA (Associazione Italiana per l’Informatica ed il Calcolo Automatico) në vitin 2003 në Itali, mati masën e ndryshimit të produktivitetit dhe reduktimin e kostove të fshehura për shkak të certifikimit me ECDL. Studimi gjeti që trajnim-certifikimi ECDL rezultoi në një mesatare prej 10% zvogëlim të kohës së shpenzuar në kryerjen e punëve me kompjuter dhe 47% rritje të kompetencës nga niveli që ishte para trajnimit. Rikthimi i investimit nga programi i certifikimit ECDL ishte €2,261 për person në vit.
Studimi i kryer në Norvegji nga Ernst & Young në 2001 zbuloi që duke certifikuar stafin me ECDL, punëdhënësit mundet mesatarisht të rifitojnë 3 orë pune në javë për secilin punonjës.

Organizatat me punonjës të kualifikuar e përdorin teknologjinë për ta rritur produktivitetin e tyre dhe për të qëndruar konkurruese në treg. Studimet kanë treguar që organizatat të cilat kanë përdorur certifikimet e ECDL-së në mënyrë të suksesshme për stafin e tyre, kanë përfituar 8% rritje në produktivitet.

Më pak probleme me PC

Njohuritë e pamjaftueshme në përdorimin e kompjuterit shpeshherë rezultojnë në punë joproduktive dhe të pakënaqshme. Shumica e problemeve me PC, të cilat trajtohen nga personeli ndihmës i IT-së, mund të shmangen nëse punonjësit i përmirësojnë aftësitë e tyre kompjuterike.

Duke edukuar punonjësit sipas standardit të ECDL-së, kompanitë zbulojnë se ata do të përjetojnë më pak probleme të ndërlidhura me PC dhe si rrjedhojë kërkojnë më pak mbështetje. Në këtë mënyrë ekipet e IT Help Desk  do të mund të shndërroheshin në një burim më strategjik për organizatën dhe në vend se të merreshin me zgjidhjen e problemeve rutinore do të fokusoheshin në përcjelljen e teknologjisë dhe inovacionit.

“Ofrimi i shpejtë i shërbimit për klientët tanë. puna më efektive duke ju falenderuar Të punësuarve me diplomë të ECDL-së. “
Alex Hess,
Luzerner Kantonalbank