LOGIN FORM

x

REGISTER

x









Rëndësia e shkathtësive digjitale

rendesia-e-shkathtesive

Zhvillimi i hovshëm i TIK-ut ka ndikuar në shumë ndryshime të cilat kanë ndodhur në jetën dhe punën tonë. Ka ndryshuar mënyra se si punojmë, informohemi, komunikojmë, ndërveprojmë, socializohemi e argëtohemi. Por, ndryshime edhe më të mëdha pritet të vijnë në vitet e ardhshme.

E ashtu siç ndryshon teknologjia dhe ndërveprimi i njerëzve me të, ashtu ndryshojnë edhe aftësitë që ne duhet t’i zotërojmë, për të qenë në gjendje të jemi efikas në punën tonë dhe për të marrë pjesë plotësisht në shoqëri.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian nga 2015 e tutje për 90% të vendeve të punës do të nevojiten shkathtësi bazike të TIK-ut.

Këto zhvillime, dhe ndryshimet në mënyrën se si ne tani fitojmë dhe zhvillojmë aftësi, kanë çuar në zhvillimin dhe avancimin e programit certifikues të ECDL-së. ECDL është një certifikim progresiv dhe fleksibil për zhvillimin e shkathtësive digjitale të individëve. ECDL është standardi kryesor ndërkombëtar i certifikimit të njohurive kompjuterike.
Programet e ECDL-së janë të ndërtuara në mënyrë modulare. Me përfaqësi në mbi 150 shtete të botës dhe me mbi 13 milion kandidatë, ECDL është standardi më i përhapur në botë dhe me rritjen më të shpejtë.

Shkathtësitë e përdorimit të kompjuterit ju ndihmojnë të punoni më shpejtë, në mënyrë më eficiente dhe me më pak gabime. Certifikimet e ECDL-së janë dëshmia më e mirë për punëdhënësit se ju i posedoni këto shkathtësi.

Shkathtësitë digjitale ju mundësojnë individëve të të gjitha moshave ta përdorin teknologjinë informative dhe të komunikimit në mënyrë që të përmirësojnë jetët e tyre personale dhe profesionale.