LOGIN FORM

x

REGISTER

x









83 − 81 =

Planprograme

ECDL Kosova është autoriteti nacional certifikues i autorizuar nga ECDL Foundation për programet certifikuese, ndërkombëtarisht prijëse, të shkathtësive kompjuterike – ECDL.

Cilësia dhe reputacioni i programeve tona certifikuese janë të ndërtuara mbi përvojën e gjatë në shpërndarjen e suksesshme të programeve certifikuese të TIK-ut miliona njerëzve anembanë botës në më shumë se 41 gjuhë të ndryshme.

Suksesi ynë global rrjedh nga roli ynë nismëtar në identifikimin dhe zhvillimin e programeve si dhe përkushtimin tonë për të siguruar metodologji testuese që në mënyrë të vazhdueshme i zbatojnë standardet më të larta të cilësisë.

Syllabuset e programeve të ECDL-së janë të koncipuara me kujdes nga ekspertët më eminentë të fushës së teknologjisë informative dhe komunikuese nga mbarë bota. Përgjegjësinë për planprogramet tona e ka ECDL-Foundation (www.ecdl.org) dhe CEPIS (www.cepis.org) përmes bashkëpunimit me shoqatat e informaticientëve dhe ekspertët e arsimit nga mbarë bota.

Prandaj https://lookup-phone-prefix.ca , shumica e shteteve evropiane dhe më gjerë, përgjegjësinë për hartimin e planeve dhe programeve që kanë të bëjnë me kompetencat digjitale jan kanë besuar ECDl-së, duke i përfshirë syllabuset e ECDL-së, në kurrikualt e tyre zyrtare.

Syllabuset dhe programet e ECDL-së mund ti gjeni në rubriken Modulet ose mund t’i shkarkoni direkt në rubrikën Downloads