LOGIN FORM

x

REGISTER

x









65 − = 62

Përfitimet për Kompani

perfitimet-e-kompaniveProgramet certifikuese të ECDL-së përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe për të arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve, të aftë për punë me kompjuterë dhe aplikacione softuerike.

Duke inkurajuar punonjësit që të certifikohen me ECDL, kompanitë mund të sigurohen që punonjësit e tyre i kanë aftësitë e nevojshme për përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve në mënyrën më efektive të mundshme.

 

Përfitimet kryesore nga certifikimi i stafit tuaj me ECDL janë:
  1. Rritje e produktivitetit dhe efikasitetit
  2. Zvogëlim i kohës së shpenzuar në përkrahje teknike dhe përfitim i kohës shtesë për punë kreative dhe inovacion
  3. Krijimin e përparësive të qëndrueshme konkurruese të organizatës
  4. Rritje e motivimit të stafit si rezultat i ngritjes së nivelit të kompetencës digjitale të tyre
  5. Reduktim i numrit të gabimeve dhe prishjeve
  6. Zvogëlim i nivelit të stresit në punë, i cili zakonisht ndërlidhet me mungesën e shkathtësive adekuate
  7. Rritja e sigurisë tek punëtorët
  8. Rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve të kompanisë tuaj
  9. Rritjen e kompetencës në treg