LOGIN FORM

x

REGISTER

x









Përfitimet e Institucioneve Arsimore nga ECDL

homeArsimi duhet t’u përshtatet ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, dhe t’i përdorë ato gjerësisht në procesin mësimor. Këtyre ndryshimeve arsimi duhet t’u përgjigjet, me ritme të shpejta, me zhvillime të brendshme sasiore e cilësore për të transmetuar njohuri e aftësi sistematike, koherente e të qëndrueshme te nxënësit, duke i reflektuar më pas këto në shoqëri për krijimin e një të ardhmeje më pozitive për të gjithë. ECDL ndikon në mësimdhënien e suksesshme dhe u krijon mundësi mësuesve dhe profesorëve për të mësuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet shkëmbimit të ideve, përvojave dhe zgjidhjes së problemeve të përbashkëta pedagogjike. Të gjithë e dimë që mësuesi është faktori më i rëndësishëm në përmirësimin e arritjeve të nxënësve. Për të qenë më efikas në punën e tyre, mësuesve dhe profesorëve nuk iu mjafton të zotërojnë vetëm lëndën; ata duhet të dinë ta transmetojnë atë sa më lehtësisht te nxënësit dhe studentët, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore e mu këtu hyjnë në lojë shkathtësitë digjitale të përfituara nga programet e ECDL-së.