LOGIN FORM

x

REGISTER

x









Kthimi i Investimit

kthim-i-investimit

Domosdoshmëria e përdorimit të teknologjisë informative në prodhim dhe shërbime është kuptuar nga shumica e kompanive dhe punëdhënësve. Shuma të panumërta parash janë shpenzuar nga bizneset për t’u pajisur me kompjuterë dhe softuerë, në mënyrë që punonjësit e tyre të mund t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë më efektive dhe efikase.

Megjithatë, aftësia e punonjësve për ta përdorur këtë teknologji është marrë shpesh si e garantuar. Edhe në rastet kur trajnimi u është ofruar punonjësve, përgjithësisht nuk ka pasur verifikim të kompetencës së tyre për ta përdorur këtë teknologji.

Duke inkurajuar punonjësit që të certifikohen me ECDL, kompanitë mund të sigurohen që punonjësit e tyre i kanë aftësitë e nevojshme për përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve në mënyrën më efektive të mundshme.
Programet certifikuese të ECDL-së përdoren për të rritur vlerën e kapitalit human dhe për të arritur përfitime në produktivitet nëpërmjet zhvillimit të punonjësve, të aftë për punë me kompjuterë dhe aplikacione softuerike.