LOGIN FORM

x

REGISTER

x









ECDL për punë dhe jetë

pune-dhe-jete1

ECDL për Punë

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që punëtorët të kenë aftësi për t’i përdorur teknologjitë informative dhe komunikuese, pasi që këto teknologji janë të domosdoshme në shumicën e vendeve të punës. Punëdhënësit kërkojnë nga punëtorët të jenë të aftë të përdorin kompjuterin në mënyrë efikase dhe eficiente për të kontribuar në arritjen e qëllimeve afariste. Kandidatët që kërkojnë punë gjithmonë ballafaqohen me kërkesa për dëshmi të aftësive kompjuterike. Me certifikatat e ECDL-së kandidati për punë ka një provë për nivelin e kompetencave dhe aftësive të kërkuara, rrjedhimisht mundësitë për punësim i ka më të mëdha.

Shkathtësitë e fituara në programet e ECDL-së ju ndihmojnë individëve të jenë më efikas në kryerjen e detyrave, të shquhen për profesionalizëm, të tregojnë më shumë potencial për zhvillim dhe të përparojnë më shumë në karrierë. ECDL ka ndihmuar mbi 11 milion njerëz anë e kënd botës të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përparësi konkurruese në tregje të punës.

 

Certifikatat e ECDL-së janë mënyra më e mirë për të dëshmuar posedimin e shkathtësive digjitale dhe për tu veçuar nga të tjerët.

ECDL për Jetë

Shkathtësitë e fituara përmes programeve të ECDL-së ju ndihmojnë individëve që në mënyrë të lehtë dhe eficiente të komunikojnë dhe bashkëveprojnë me të tjerët. Kjo nënkupton komunikim më të lehtë me shokë dhe familje, lidhje me komunitete virtuale e rrjete sociale përmes përdorimit të veglave dhe aplikacioneve adekuate, përdorimin e shërbimeve të blerjes online, votimit online, mësimit online, punës nga distanca e pjesëmarrjes në shoqëri.

 

Komunikimi, lidhja dhe ndërveprimi është i mundshëm, i lehtë dhe i sigurt – falë shkathtësive të fituara nga programet e ECDL-së.