LOGIN FORM

x

REGISTER

x









85 − 82 =

Shkolla Universitete

  • Certifikimi i Stafit
  • Përfitimet e Mësimdhënësve
  • Akreditimi i TQ
  • Referenca
  • Materiale mësimore
  • Planprograme
  • Përfitimet nga ECDL
  • TIK në politikat Arsimore
  • Certifikimi i Stafit
  • Përfitimet e Mësimdhënësve nga ECDL
  • Akreditimi i TQ
  • Referenca nga bota
  • Materiale mësimore
  • Planprograme

homeArsimi duhet t’u përshtatet ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, dhe t’i përdorë ato gjerësisht në procesin mësimor. Këtyre ndryshimeve arsimi duhet t’u përgjigjet, me ritme të shpejta, me zhvillime të brendshme sasiore e cilësore për të transmetuar njohuri e aftësi sistematike, koherente e të qëndrueshme te nxënësit, duke i reflektuar më pas këto në shoqëri për krijimin e një të ardhmeje më pozitive për të gjithë. ECDL ndikon në mësimdhënien e suksesshme dhe u krijon mundësi mësuesve dhe profesorëve për të mësuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet shkëmbimit të ideve, përvojave dhe zgjidhjes së problemeve të përbashkëta pedagogjike. Të gjithë e dimë që mësuesi është faktori më i rëndësishëm në përmirësimin e arritjeve të nxënësve. Për të qenë më efikas në punën e tyre, mësuesve dhe profesorëve nuk iu mjafton të zotërojnë vetëm lëndën; ata duhet të dinë ta transmetojnë atë sa më lehtësisht te nxënësit dhe studentët, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore e mu këtu hyjnë në lojë shkathtësitë digjitale të përfituara nga programet e ECDL-së.

smallbanersShkollat dhe Universitetet duhet të bëjnë investime në teknologji informative dhe në aftësimin e stafit, mësuesve dhe profesorëve për përdorimin e këtyre teknologjive, sepse shkathtësitë digjitale paraqesin shkathtësi mbijetese të shekullit XXI.

Domosdoshmëria e investimeve të tilla është kuptuar nga politik-bërësit e vendeve të zhvilluara në Evropë e më gjerë.

Komisioni Evropian në agjendën digjitale për Evropë e parasheh krijimin e kornizave vlerësuese të shkathtësive digjitale si pjesë të poltitikave obliguese për të gjitha shtetet e BE-së.
Kjo u pasua në shumë shtete me politika konkrete të certifikimit të shërbyesve civil, arsimtarëve, dhe nxënësve me programe të ECDL-së.

Një shembull i tillë është ai i vitit 1999, kur u nënshkrua një marrëveshje në mes të ECDL-Foundation dhe Ministrisë së Arsimit të Italisë duke e bërë ECDL-në standard zyrtar për vlerësimin e aftësive kompjuterike në sistemin arsimor Italian. Në marrëveshje u përfshin të gjitha shkollat dhe universitetet në nivel kombëtar. Që nga 2011, përafërsisht 640,000 kandidatë nga sektori shkollor publik dhe rreth 200.000 studentë të universiteteve janë certifikuar me ECDL.

mewAftësitë kompjuterike të përfituara përmes programeve të ECDL-së ju mundësojnë punonjësve përdorim efikas të teknologjisë informative dhe komunikuese.

Këto shkathtësi të përfituara, të cilat me të drejtë konsiderohen shkathtësi mbijetese të shekullit XXI, ju ndihmojnë profesorëve të japin mësim në mënyrë më efektive dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë rritjen e produktivitet të nxënësve në klasë.

Stafi i trajnuar dhe i certifikuar me ECDL paraqet një vlerë të shtuar për Shkollën / Universitetin Tuaj dhe në të njejtën kohë një mundësi për t’u veçuar me cilësi brenda dhe jashtë vendit.

Certifikimi i punonjësve me ECDL është një parakusht për të qenë organizatë e suksesshme.

Investoni në stafin tuaj, përkrahni certifikimin e tyre, në kthim, çdo shkollë të Kosovës, e cila e ka certifikuar 100% të stafit të saj deri në përfundim të vitit 2014 me ECDL Standard, ECDL Kosova dhe partnerët e saj do ta përkrahin me teknologji informative si vijon:

Tabletë për të gjithë mësimdhënësit e shkollës.

 

gray_perfitimet

Kursimi i kohës

Duke përdorur aplikacionet softuerike mësuesit dhe profesorët e kanë me të lehtë ta bëjnë punën e tyre profesionale, sepse këto aplikacione ua mundësojnë atyre:

  • Menaxhimin elektronikë të të dhënave të studentëve në mënyrë efektive
  • Pranimin dhe korrigjimin e projekteve dhe detyrave në formë elektronike
  • Komunikim me studentë dhe prindër
  • Monitorimin e pjesëmarrjes dhe performancës së nxënësve
  • Menaxhimin e regjistrimeve dhe të shpërndarjes së informacionit.
Rritje e produktivitetit

Aftësitë kompjuterike i ndihmojnë mësuesit dhe profesorët në kryerjen e lehtë të detyrave administrative, duke ju lënë kohë të mjaftueshme për t’u fokusuar në qëllime arsimore. Posedimi i aftësive dhe shkathtësive të TIK-ut ju mundëson mësuesve dhe profesorëve të rrisin produktivitetin e tyre, duke:

  • Krijuar plane mësimore
  • Lehtësuar qasjen dhe shpërndarjen e informatave
  • Krijuar përmbajtje mësimore interaktive (e-Learning)
  • Përshtatur stileve të ndryshme të mësimit, dhe me përmbajtje adekuate
  • Rritur motivimin e nxënësve përmes përdorimit të TIK-ut në klasë
  • Ndajnë praktikat më të mira në internet duke rritur bashkëpunimin në mes të shkollave dhe universiteteve
  • Komunikojnë me nxënësit duke përdorur email, mesazhe të menjëhershme ose bllogjet
  • Shpërndajnë plane me kolegët dhe personelin
  • Rrisin zhvillimin profesional dhe kënaqësinë në punë nëpërmjet rrjeteve profesionale.

Akreditimi i qendres Për ta përmbushur misionin tonë – promovimin e edukimit digjital në Kosovë – ne jemi të përkushtuar t’i përkrahim Shkollat, Kolegjet dhe Universitetet e Kosovës në procesin e akreditimit të tyre si qendra testuese të ECDL-së.

Gjatë vitit 2014 të gjitha Instutcionet Edukativo-Arsimore të Kosovës (private, publike dhe OJQ) mund të përfitojnë nga oferta jonë për akreditim të qendrës pa pagesë.
  • Nga akreditimi i Institucionit tuaj si qendër e akredituar testuese e ECDL-së ju do t’i keni këto përfitime:
  • Organizimin e provimeve të ECDL-së për nxënësit / studentët tuaj
  • Organizimin e provimeve të ECDL-së për kandidatë të jashtëm (nxënës të shkollave tjera, të papunë, individë , punonjës të kompanive, etj.) – ky mund të jetë një burim solid për gjenerimin e të hyrave vetanake
Ndërsa klientët tuaj (nxënësit dhe studentët do të mund t’i shijojnë benefitet kryesore:
  • Evaluim të jashtëm të njohurive sipas standardit më të njohur në botë
  • Pajisje me certifikata – ndërkombëtarisht të njohura
  • Krahasim me Institucionet më të njohura në botë

Nëse jeni të interesuar për më shumë informata rreth hapave të domosdoshëm për akreditim ju lutem na dërgoni një email me këto informata: të dhënat tuaja, të dhënat e institucioni dhe ne do të ju kontaktojmë menjëherë. Email kontakti ynë: admin@ecdl-kosova.org

Materialet mësimore të akredituara nga ECDL Kosova gëzojnë një reputacion të lartë në Kosovë. Dhjetëra mijëra kandidatë të trajnuar dhe certifikuar me sukses në ECDL janë referenca më e mirë për cilësinë e materialeve tona mësimore. Shkolla të shumta publike e private si dhe Universitete e Kolegje kanë zgjedhur të punojnë me materiale mësimore të akredituara nga ECDL Kosova.

Aktualisht ne i ofrojmë në shitje këto libra:

  • Windows 7
  • Word 2010
  • Excel 2010
  • Internet & Outlook 2010
  • Excel 2010
  • Access 2010
  • Bazat e Kompjuterit
  • Bazat e Internetit
  • PowerPoint 2010

Librat e mësipërme e kanë çmimin shitës 2.5 € për copë. Libri MS Project 2010 kushton 5 €.

ECDL Kosova është autoriteti nacional certifikues i autorizuar nga ECDL Foundation për programet certifikuese, ndërkombëtarisht prijëse, të shkathtësive kompjuterike – ECDL.

Cilësia dhe reputacioni i programeve tona certifikuese janë të ndërtuara mbi përvojën e gjatë në shpërndarjen e suksesshme të programeve certifikuese të TIK-ut miliona njerëzve anembanë botës në më shumë se 41 gjuhë të ndryshme.

Suksesi ynë global rrjedh nga roli ynë nismëtar në identifikimin dhe zhvillimin e programeve si dhe përkushtimin tonë për të siguruar metodologji testuese që në mënyrë të vazhdueshme i zbatojnë standardet më të larta të cilësisë.

Syllabuset e programeve të ECDL-së janë të koncipuara me kujdes nga ekspertët më eminentë të fushës së teknologjisë informative dhe komunikuese nga mbarë bota. Përgjegjësinë për planprogramet tona e ka ECDL-Foundation (www.ecdl.org) dhe CEPIS (www.cepis.org) përmes bashkëpunimit me shoqatat e informaticientëve dhe ekspertët e arsimit nga mbarë bota.

Prandaj https://lookup-phone-prefix.ca , shumica e shteteve evropiane dhe më gjerë, përgjegjësinë për hartimin e planeve dhe programeve që kanë të bëjnë me kompetencat digjitale jan kanë besuar ECDl-së, duke i përfshirë syllabuset e ECDL-së, në kurrikualt e tyre zyrtare.

Syllabuset dhe programet e ECDL-së mund ti gjeni në rubriken Modulet ose mund t’i shkarkoni direkt në rubrikën Downloads

Përfitimet nga ECDL

Arsimi duhet t’u përshtatet ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, dhe t’i përdorë ato gjerësisht në procesin mësimor. Këtyre ndryshimeve arsimi duhet t’u përgjigjet, me ritme të shpejta, me zhvillime të brendshme sasiore e cilësore për... Read more.

TIK në politikat Arsimore

Shkollat dhe Universitetet duhet të bëjnë investime në teknologji informative dhe në aftësimin e stafit, mësuesve dhe profesorëve për përdorimin e këtyre teknologjive, sepse shkathtësitë digjitale paraqesin shkathtësi mbijetese të shekullit XXI. Domosdoshmëria e investimeve... Read more.

Certifikimi i Stafit

Aftësitë kompjuterike të përfituara përmes programeve të ECDL-së ju mundësojnë punonjësve përdorim efikas të teknologjisë informative dhe komunikuese. Këto shkathtësi të përfituara, të cilat me të drejtë konsiderohen shkathtësi mbijetese të shekullit XXI, ju ndihmojnë profesorëve të japin mësim... Read more.

Përfitimet e Mësimdhënësve nga ECDL

Kursimi i kohës Duke përdorur aplikacionet softuerike mësuesit dhe profesorët e kanë me të lehtë ta bëjnë punën e tyre profesionale, sepse këto aplikacione ua mundësojnë atyre: Menaxhimin elektronikë të të dhënave të studentëve në mënyrë efektive Pranimin dhe korrigjimin e projekteve dhe detyrave në formë elektronike Komunikim me studentë dhe prindër Monitorimin e pjesëmarrjes dhe performancës së nxënësve Menaxhimin e regjistrimeve dhe të shpërndarjes së informacionit. Rritje e produktivitetit Aftësitë kompjuterike i ndihmojnë mësuesit dhe profesorët në kryerjen e lehtë të detyrave administrative, duke ju lënë kohë të mjaftueshme për t’u fokusuar në qëllime... Read more.

Akreditimi i TQ

 Për ta përmbushur misionin tonë – promovimin e edukimit digjital në Kosovë – ne jemi të përkushtuar t’i përkrahim Shkollat, Kolegjet dhe Universitetet e Kosovës në procesin e akreditimit të tyre si qendra testuese të ECDL-së. Gjatë... Read more.

Referenca nga bota

Materiale mësimore

Materialet mësimore të akredituara nga ECDL Kosova gëzojnë një reputacion të lartë në Kosovë. Dhjetëra mijëra kandidatë të trajnuar dhe certifikuar me sukses në ECDL janë referenca më e mirë për cilësinë e materialeve tona... Read more.

Planprograme

ECDL Kosova është autoriteti nacional certifikues i autorizuar nga ECDL Foundation për programet certifikuese, ndërkombëtarisht prijëse, të shkathtësive kompjuterike – ECDL. Cilësia dhe reputacioni i programeve tona certifikuese janë të ndërtuara mbi përvojën e gjatë... Read more.